Dyshja që do t’i bashkëngjiten Hotit si pjesë e delegacionit në Bruksel

Aktuale

Dyshja që do t’i bashkëngjiten Hotit si pjesë e delegacionit në Bruksel

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 21:04
Avdullah Hoti

Jozyrtarisht, media mëson se me kryeministrin do shkojë zëvendëskryeministri, Driton Selmanaj, shefja e kabinetit të Hotit dhe ministri Selim Selimi.

Të dielën zhvilluan një video-konferencë.

E të enjten do të jetë takimi i parë kokë më kokë mes kryeministrit Avdullah Hotit dhe presidentit serb, Aleksander Vucic.

Pjesë e ekipit të Hotit, do jetë edhe ministri i Drejtësisë, Selim Selimi.

Ky i fundit thotë se, kryeministri Avdullah Hoti tashmë ka paraqitur parimet mbi të cilat do të dialogojë.

Ani pse media është interesuar të marrë një përgjigjje, nga zyra e kryeministrit nuk kanë treguar se kush do jetë tjetër pjesë e këtij delegacioni.

Jozyrtarisht, media mëson se përvec Selimit, me kryeministrin do shkojë dhe zëvendëskryeministri, Driton Selmanaj dhe shefja e kabinetit të Hotit.

Ndërkohë, nga Bashkimi Europian kanë treguar se Kosova dhe Serbia janë marrë vesh të dielën, për agjendën e së enjtes.

Por, nuk ka dhënë informacione të tjera, në lidhje me temat që do të trajtohen.

Njohësit e dialogut, thonë se nga Qeveria ende nuk kanë treguar se cilat janë çështjet apo e elementet që do të trajohen në takim, e për të cilat Lajcak tha se dy vendet u morën vesh në komunikimin virtual që patën.

Krasniqi, tutje ka thënë se në këtë takim liderët duhet të kërkojnë garancë nga Bashkimi Europian për çështje të caktuara.

Ndërkohë, analisti Ramush Tahiri thotë se bisedimet duhet të vazhdojnë, pasi Koosva vetëm fiton poena nga këto takime.

Por Tahiri thotë se nuk i kupton kundërshtimet dhe dilemat pozitë opozitë për këtë çështje.

Bisedimet Kosovë – Serbi, u ndërpren 20 muaj më parë, kur Qeeveria e asaj kohe, ajo e Haradinajt vendosi taksën 100 % ndaj produkteve serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat