‘Kujdes po, panik po’ – Shfaqen afishe terrorizuese që kapërcejnë fushatën normale anti-Covid

Aktuale

‘Kujdes po, panik po’ – Shfaqen afishe terrorizuese që kapërcejnë fushatën normale anti-Covid

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 22:20
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një afishe që po shpërndahet në rrjetet sociale dhe e cila ende nuk dihet nëse është në Prishtinë apo në ndonjë vend tjetër shqiptar, ka një mesazh mjaft terrorizues.

Në parim, mesazhi mund t’ketë pasur tendenca qëllim-mira, për vetëdijësimin e qytetarëve lidhur me rëndësinë e bartjes së maskave, mirëpo është në kundërshtim të plotë me parullën e famshme: Kujdes po, panik jo!

Nuk dihet ende se kush dhe ku ka shpërndarë afishe të tilla, mirëpo ajo që të cuditë tutje është edhe ‘përzgjedhja e nënës’ si ‘personi më i rrezikuar nga koronavirusi’. Edhe kjo mund ta ketë pasur një qëllim të mirë, në kuadër të informacionit shumë të njohur tashmë që më të rrezikuarit nga COVID-19 janë njerëzit e moshuar, megjithëkëtë mbetet një mesazh pa shije, për të cilin, urojmë që të mos ketë dalur nga institucionet përgjegjëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat