Koci: Neglizhenca jonë e krijoi këtë situatë

Aktuale

Koci: Neglizhenca jonë e krijoi këtë situatë

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 23:01
Arianit Koci

Të gjitha rastet e lidhura me krimet e luftës kanë mundur të trajtohen edhe përmes sistemit juridik të Kosovës, beson avokati Arianit Koci.

“Gjithsesi, e kemi rastin e Serbisë, që kinse kanë filluar të dënojnë individë që kanë kryer krime lufte në Kosovë, por ata në të vërtetë janë dënuar se kanë shkaktuar probleme në Serbi”, ka thënë ai.

Koci po ashtu ka thënë se Dick Marty s’është marrë shumë seriozisht në Kosovë në fillim.

“Ka kaluar kohë shumë e gjatë. Me vjen keq që Dick Martyn se kanë marrë seriozisht aq shumë në fillim. Ai ka qenë në Kosovë disa herë, e di që ka pasur kontakte me serbë të Kosovës, pala shqiptare është takuar shumë pak me të. Edhe ne e kemi pasur të vërtetën tonë”, ka thënë Koci.

Ai po ashtu e ka përmendur faktin se një pjesë e madhe e personave që janë përmendur në raportin e Dick Martyt, janë cak i aktakuzave.

“Kjo do të thotë se raporti i Dick Martyt ka qenë raport inicial. Nuk do të thotë që të gjithë që janë përmendur, duhet të përfshihen”, ka thënë ai.

Ai po ashtu ka paralajmëruar se deri në fund të korrikut pritet konfirmimi, i tërësishëm apo pjesshëm, ose edhe hedhja poshtë e aktakuzës së parë, të ngritur gjatë janarit të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat