Shqiptarët e Luginës i kërkojnë një ministri Vuçiqit

Aktuale

Shqiptarët e Luginës i kërkojnë një ministri Vuçiqit

Më: 15 korrik 2020 Në ora: 00:11
Pamje nga takimi

Shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë kërkuar një ministri për t’u bërë pjesë e Qeverisë së Serbisë. Madje ministrinë ia kanë kërkuar direkt presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, partia e të cilit ka fituar zgjedhjet në Serbi.

Është kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi që ka bërë të ditur kërkesën për një ministri për shqiptarët në Qeverinë e Serbisë.

“Kësaj radhe ndryshe. Sot ia bëmë të qartë presidentit Vuçiq qëndrimet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Nëse ai dëshiron t’i tregojë botës sa evropian janë si popull, është momenti i duhur ta vërtetojë me vepra. Jo më me fjalë”, ka shkruar Arifi në Facebook.

Ai ka paraqitur kushtet që i janë prezantuar Vuçiqit.

“Ministrin e Ministrisë së Pushtetit Lokal; Ndihmësministrin e Ekonomisë; Sekretarin shtetëror në Ministrinë e Arsimit; kryetarin e Trupit Koordinues. Presim përgjigje”, ka shkruar Arifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat