Ministria e Shëndetësisë lejon testimin në klinikat private, për Covid-19

Aktuale

Ministria e Shëndetësisë lejon testimin në klinikat private, për Covid-19

Më: 15 korrik 2020 Në ora: 00:25
Armend Zemaj

Faik Hoti nga Ministria e Shëndetësisë ka dhënë detaje lidhur me vendimin e këtij dikasteri, për lejimin e testimeve për koronavirus – procedurë e cila deri tani është bërë vetëm në sektorin publik.

Ai ka thënë se bëhet fjalë për dy udhëzime administrative, për kushtet e veçanta spitalore që iu hapë rrugë kryerjes së testimeve për Covid-19.

”Edhe më parë disa institucione private veçse kanë paraqitur kërkesa që të licencohen për kryerjen e testeve për koronavirus”, është shprehur Hoti.

A do të marrë kohë paraqitja e aplikimit për lejim të testimeve?

”Me hyrjen në fuqi të këtyre udhëzimeve nëse institucionet private janë në gjendje që ta bëjnë aplikimin ato mund ta bëjnë që ditën e nesërme në Divizionin për Licencim dhe Akreditim të Institucioneve Shëndetësore, ku do të nënshkruajnë një deklaratë që plotësojnë të gjitha kushtet sipas këtyre dy udhëzimeve administrative”, pohon ai.

Më tej Hoti tregon edhe për llojet e institucioneve të cilat do të lejohen të bëjnë teste molekulare dhe serologjike.

”Ato do të jenë Ambulancat Specialistike të Alergologjisë me Imunologji Klinike, Laboratori mjekësor Biokimik Hematologjik si dhe Laboratori mjekësor i Mikrobiologjisë Klinike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat