Serbia siguroi dëshmitë kundër Thaçit? Tomë Gashi: Ja kemi bërë vetes, hapëm rrugën e “ferrit” dhe i lejuam ta bënin

Aktuale

Serbia siguroi dëshmitë kundër Thaçit? Tomë Gashi: Ja kemi bërë vetes, hapëm rrugën e “ferrit” dhe i lejuam ta bënin

Më: 15 korrik 2020 Në ora: 09:56
Tomë Gashi

Ish prokurori serb për krime lufte Vukçeviç deklaroi dhe konfirmoi se Serbia siguroi dëshmitë kundër Hashim Thaçit dhe ja dorëzuan Hagës.

I ftuar në RTV Ora, avokati Tom Gashi u shpreh se e gjithë situata e krijuar në Kosovë me hetimin e Presidentit Thaçi për krime lufte ka ardhur pikërisht nga vetë shteti.

Ai shprehet se nëpërmjet presioneve, Serbia ka arritur të bindë zyrtarë të lartë të shtetit për krijimin e kësaj gjykate, duke lejuar kështu prokurorët për krime lufte të Serbisë t’i përdorin këto dokumente.

Gashi shprehet se Kosova e ka hapur vetë rrugën e “ferrit”.

Gashi: Besoj që të gjithë e dinë që të gjitha krimet këtu i ka bërë Serbia. Duket se Serbia me presione të ndryshme juridike dhe politike ka arritur që të bindë shtetet mike të Kosovës që të bëjnë ato presion tek zyrtarë të lartë të Kosovës që të formohet kjo gjykatë. Për këtë arsye thashë që nuk është dashur që të formohet një gjykatë nga institucionet e Kosovës e cila merret vetëm me krimet e pretenduara të kryera sipas tyre nga UÇK-ja.

 Megjithëse kjo gjykatë është nacionale, ne mund ta vajtojmë e të fajsojmë Serbinë sa të duam por deputetët e Kuvendit të Kosovës në vitin 2015 lejuan me këtë ligj që të përdoren edhe provat të siguruara nga prokurorë për krimet e luftës të Serbisë dhe të institucioneve të tjera të sigurisë. Është punë tjetër nëse gjykata do t’i pranojë këto por ne i kemi hapur rrugën e ferrit vetes. Mendoj se deputetët e kanë bërë këtë nën trysni posaçërisht nga Hashim Thaçi që bënte presione të ndryshme. Është një çështje që ja kemi bërë vetë vetes.

Situata është jashtëzakonisht e dëmshme për Kosovën dhe ne do të përballemi me gjykatën speciale për më shumë se 10 vite pasi raste të tilla të krimeve të luftës zgjasin shumë pasi ka shumë procedura. Ne shpresojmë që Thaçi dhe të tjerët të lirohen. Ne kemi vetëm njoftimin për media që Thaçi, Veseli dhe 8 ushtarë të UÇK-së janë të akuzuar. I bie që prokurori ka shfrytëzuar të drejtën për ta bërë publike pa marrë parasysh që në të ardhmen do të vërtetohet se pse e ka bërë këtë konkretisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat