Zyrtarja e VV-së në karantinë për dy javë, shpërthen me akuza ndaj Qeverisë

Aktuale

Zyrtarja e VV-së në karantinë për dy javë, shpërthen me akuza ndaj Qeverisë

Më: 15 korrik 2020 Në ora: 14:37
Vetëvendosje

Zyrtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti, përmes një shkrimi në Facebook, ka njoftuar se nga sot do të vazhdoj izolimin për 14 ditë në Vjenë, pas kthimit nga Kosova.

Sipas saj kjo ndodh pasi që Kosova ka një qeveri që i keqtrajton qytetarët e vet dhe i dënon ata qofshin brenda a jashtë Kosovës.

Kurti tutje ka thënë se falë shpërthimit të madh tani të virusit në Kosovë, kudo që kthehen në vendet perëndimore, duhet të vetizolohen, apo të ketë rezultatin e testit.

Postimi i plotë i saj:

14 korrik 2020, Aeroport, Prishtinë.

Kurse sot e vazhdoj izolimin për 14 ditë në Vjenë sepse Kosova ka një qeveri që i keqtrajton qytetarët e vet dhe i dënon ata qofshin brenda a jashtë Kosovës.

Falë shpërthimit të virusit çdokush që vjen nga Kosova duhet të vetizolohet (ose ta ketë rezultatin e testin) dhe brenda ditësh kufijtë e Austrisë do të mbyllen me Kosovën dhe vendet e Ballkanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat