Pensionistët reagojnë kundër propozim-aktakuzës ndaj Thaçit dhe Veselit

Aktuale

Pensionistët reagojnë kundër propozim-aktakuzës ndaj Thaçit dhe Veselit

Më: 15 korrik 2020 Në ora: 14:56
Hashim Thaçi

Lidhja e Pensionisteve të Kosovës kanë reaguar kundër propozim-aktakuzës nga Prokuroria Speciale ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Përmes një komunikatë për medie, LPK-ja e konsideron se propozim-aktakuza është një akt nënligjor, diskriminues, kundër Kushtetues me pretendim qëllim keq kundër UÇK-së dhe institucioneve të Kosovës.

Ata pretendimet e Prokurorisë Speciale në Hagë i cilësojnë të pabaza dhe inskenuara.

“Zotëri prokuror mendoni për vrasjen e 1.300 fëmijëve të moshës prej 6 deri më 12 vjet, mendoni në 1.600 viktimat të cilat janë të pagjetur në varrezat serbe dhe mendoni për 20 mijë femrat e dhunuara, kjo është fotoja e Serbisë, por duhet të jetë edhe fotoja e drejtësisë”, thuhet në reagimin e tyre.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi tashmë është në ditën e tretë në Hagë ku po intervistohet nga Prokuroria Speciale atje.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat