Hoti takohet me Komisionerin e BE-së, ja për çka diskutuan

Aktuale

Hoti takohet me Komisionerin e BE-së, ja për çka diskutuan

Nga: D.B. Më: 15 korrik 2020 Në ora: 16:10
Hiti dhe Varhelyi

Kryeministrit i vendit Avdullah Hoti është takuar me Komisionerin e Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, z. Oliver Varhelyi.

Hoti përmes një postimi në facebook ka treguar se me z. Oliver Varhelyi, kanë biseduar edhe për zhvillimet politike në vend.

Postimi i plotë:

Brenda pak ditësh, takova për të dytën herë Komisionerin e Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, z. Oliver Varhelyi, me të cilin biseduam për zhvillimet politike në vend, si dhe për procesin e rimëkëmbjes ekonomike pas përballjes me pandeminë #COVID19, duke përfshirë këtu edhe bisedën për projektet e mëdha infrastrukturore, të cilat janë pjesë e pakos së rimëkëmbjes.

Temë kryesore e këtij takimi ishte procesi i liberalizimit të vizave, ku theksova nevojën urgjente për përmbylljen e këtij procesi, si një ndër çështjet më me rëndësi të Kosovës në raport me Bashkimin Evropian. Kosova dhe qytetarët e saj janë të përcaktuar në orientimin e tyre euroatlantik, prandaj është e rëndësishme që edhe Bashkimi Evropian të ndërmarrë hapat e nevojshëm, që të sigurohet lëvizja e lirë për qytetarët e Kosovës.

Në këtë takim u fol edhe për nevojën për strategji dhe protokolle të përbashkëta regjionale e evropiane për luftimin e pandemisë, ndërsa z. Varhelyi më siguroi se Kosova është dhe do të jetë pjesë e kësaj strategjie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat