Fotografi brenda Klinikës Infektive, mjekë të lodhur e rraskapitur: Këtu as Supermeni nuk bën punë - Bota Sot
Fotografi brenda Klinikës Infektive, mjekë të lodhur e rraskapitur: Këtu as Supermeni nuk bën punë

Aktuale

Fotografi brenda Klinikës Infektive, mjekë të lodhur e rraskapitur: Këtu as Supermeni nuk bën punë

Më: 15 korrik 2020 Në ora: 16:37
Pamje nga Klinika Infektive

Një qytetar ka publikuar disa fotografi të mjekëve në Klinikën Infektive të QKUK-së. Në fotot e publikuara, shihen mjekët e Klinikës Infektive, të lodhur e të djersitur, gjatë orarit të punës.

Megjithëse të djersitur nga puna e lodhja, mjekët e QKUK-së po vazhdojnë të jenë në shërbimin e pacientëve të infektuar me koronavirus.

Fotot e publikuara nga Ermal Meta në Facebook, tregojnë më së miri gjendjen e mjekëve të QKUK-së.

“Këto fotot më poshtë nuk janë nga Italia e muajit Mars, këto janë bërë këtë javë në Klinikën Infektive në QKUK. Janë bërë nga një i afërm i imi që punon aty dhe dëshiron të mbetet anonim. Këto foto tregojnë tmerrin që mjekët tanë kalojnë çdo ditë, 12 orë në ditë. Të ndjersitur e të rraskapitur, ata nuk ndalen”, ka shkruar Meta.

Ai ka përmendur edhe faktin që 30 për qind e popollsisë në Kosovë nuk e besojnë se ka virus.

“Ndërkohë, jashtë atyre mureve, ende 30% e popullatës mendon që Covid-19 nuk egziston. Dhe se krejt kjo është ‘konspiracion i forcave të mëdha’. Është marre me jetu në një shoqni të tillë, në një mentalitet të tillë kolektiv. Mundemi me kërku fajtorin tan ditën, ai jemi ne si shoqni. Sikur edhe Superman-in ta kishim lider, asgjë nuk kish me ndryshu. Ne emrin tonë foli Labi, që pa dyshim është produkt i yni”, ka shkruar Meta.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat