Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka, ka komentuar lajmet e fundit se do të largohet nga Lëvizja Vetëvendosje dhe do t`i bashkohet partisë së re për të cilën thuhet se do të krijohet nga kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.
Ai në postimin e tij ka ironizuar duke etiketuar deputetët e tjerë të kësaj partie, Mimoza Kusarin, Fitore Pacollin dhe Arbërie Nagavcin.
Postimi i plotë:
Qenka zyrtarizuar “transferi” jonë në ekipën e re politike para disa ditësh, ama kanë harruar që të na pyesin paraprakisht ?.
Kështu që VVazhdojmë të vetëvendosim!
Ndërkaq, deputetja Mimoza Kusari ka konfirmuar se ende është pjesë e partisë Alternativa duke komentuar në postimin e Ukës.
Komenti i plotë:
Gjithmonë ka #Alternativë ?