Kadrijaj: Brukseli mori mësim si të sillet ndaj Kosovës, përfshirja e SHBA-së në dialog ishte kërkesë e Haradinajt

Aktuale

Kadrijaj: Brukseli mori mësim si të sillet ndaj Kosovës, përfshirja e SHBA-së në dialog ishte kërkesë e Haradinajt

Më: 15 korrik 2020 Në ora: 22:49
Time Kadrijaj

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka deklaruar se Qeveria Haradinaj i dha mësim Brukselit sa i përket qasjes si ndërmjetësues i dialogut mes Kosovës e Serbisë.

Sipas saj në tavolinën e bisedimeve edhe Kryeministri Avdullah Hoti duhe ta ketë parasysh se duhet të paraqitet si dy shtete të barabarta.

”Brukseli ka marrë mësim nga mandati i kaluar se si duhet ta respektojë Kosovën. Në tavolinën e bisedimeve jemi të barabartë. Jemi shteti i Kosovës dhe shteti i Serbisë”.

”Më vjen mirë që më në fund pas një pauze të tillë, ata e kanë kuptu seriozitetin e çështjes se s’munden të sillen me Kosovën si një OJQ – dhe këtë e ka treguar vet Ramush Haradinaj gjatë takimit që ka pasur në Bruksel dhe denigrimit të dialogut që ishte bërë nga Federica Mogherini”.

Kadrijaj theksoi në Rubikon me Adriatik Kelemendin, që si rezultat i zhvillimeve ishte ish-kryeministri Ramush Haradinaj ai që kishte kërkuar përfshirjen e SHBA-së në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar.

”Vet kërkesë e Ramush Haradinajt ka qenë që dialogut të spostohet dhe në dialog të përfshihen Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

”Qytetarët e Kosovës, elita politike, ne si deputetë jemi shumë më të lumtur, e më të sigurt sepse në procesin e dialogut është e përfshirë Amerika në të cilën kemi siguri maksimale se do të ndodhë një përfundim i dialogut me njohje reciproke dhe kufij të 17 shkurtit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat