Asambleisti nga Suhareka infektohet me koronavirus

Aktuale

Asambleisti nga Suhareka infektohet me koronavirus

Më: 16 korrik 2020 Në ora: 11:13
Kadri Veseli dhe Rilind Krasniqi

Asambleisti nga Subareka i cili vie nga radhet e PDK-se, ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Bëhet fjalë për z.Rilind Krasniqi, nga fshati Studençan.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Rilindi në profilin e tij në Facebook:

Dua t’ju njoftoj se pas testimit për COVID-19, kam rezultuar pozitiv. Duke qenë që jam pjesë e stafit të SHSKUK-së kam qenë i pergatitur që mund të ndodhë një gjë e tillë pasiqë jemi më të ekspozuar para këtij armiku të fshehtë. Aktualisht, jam mirë dhe përveç simptomave të zakonshme, nuk kam ndonjë vështirësi të theksuar në përballimin e virusit. Gjatë kësaj periudhe të vetë-izolimit, do t’u përmbahem rekomandimeve të OBSH-së dhe IKSHPK-së. Ju ftoj edhe juve t’u përmbaheni rekomandimeve për ruajtjen dhe mbrojtjen e shëndetit tuaj dhe njerëzve të afërt në këtë periudhë aspak të lehtë në të cilën po kalojmë si vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat