Vullnetare në Emergjencë prej katër muajsh, vajza e deputetes së AAK-së infektohet me koronavirus

Aktuale

Vullnetare në Emergjencë prej katër muajsh, vajza e deputetes së AAK-së infektohet me koronavirus

Nga: G.B Më: 16 korrik 2020 Në ora: 11:44
Atlantida

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, ka njoftuar se vajza e saj, Atlantida, është infektuar me koronavirus, bashkë me disa kolegë shëndetësor, përcjell Bota sot.

Haxhiu ka njoftuar se vajza po punonte si vullnetare në repartin e Emergjencës prej katër muajsh.

Postimi i saj i plotë:

Të dashur qytetarë,
Pas katër muaj përkushtimi e angazhimi vullnetar ne vijen e parë kundër Pandemisë, si vullnetare ne Repartin e Emergjences, vjaza jonë Atlantida bashk me disa kolegë shendetësor kan rezultuar pozitiv pas testit te fundit me KOVID 19-të.
Unë, Tidës dhe shokëve e shoqeve të saj infermierë iu dëshiroj nga zemra që sa më lehtë ta përballojnë edhe këtë sfidë, në mënyrë që t’iu kthehen vendeve të tyre në betejën tashmë të njohur KOVID-19 - të.
Shërim të shpejtë!

#mbajedistancen#qendroneshtepi#mbajemaskēn#

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat