ANSA: “Stop” i Italisë për Serbinë, Malin e Zi dhe Kosovën

Aktuale

ANSA: “Stop” i Italisë për Serbinë, Malin e Zi dhe Kosovën

Nga: F. B. Më: 16 korrik 2020 Në ora: 13:01
Roberto Speranza

Si transmeton ANSA, Italia ka bllokuar Serbinë, Malin e Zi dhe Kosovën duke ndaluar hyrjet dhe duke i vënë në grupin e vendeve të rrezikshme, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

"Kam nënshkruar rregulloren e re me të cilën Serbia, mali i Zi dhe Kosova shtohen në listën e vendeve të rrezikshme” ka publikuar ministri për shëndetësi Roberto Speranza në Facebook.

"Ata që kanë qenë atje në 14 ditët e fundit, në ato territore” tha Speranza, "kanë ndalesë hyrje dhe transiti nëpër Itali”.

Ministri italian ka shtuar se: "Epidemia është në fazën më të rëndë në të gjithë botën. Na duhet kujdes maksimal në mënyrë që të mbrojmë përparimin që kemi arritur” .

Urdhëresa e nënshkruar sot nga ministri italian i shëndetësisë parashikon bllokadë të fluturimeve, të trenave dhe mjeteve tjera rrugore nga këto tri vende.

Aktualisht Italia ka vendos masë ndalese ndaj shumë vendeve si: Jermenia, Bahreini, Bangladeshi, Brazili, Bosnja e Hercegovina, Kili, Kuvajti etj. si dhe Kosova , Serbia e Mali e Zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat