Besa Shahini vjen në Kosovë, e pret Ramë Likaj

Aktuale

Besa Shahini vjen në Kosovë, e pret Ramë Likaj

Më: 16 korrik 2020 Në ora: 14:18
Foto nga takimi

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, ka pritur në takim ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të Shqipërisë, Besa Shahini, me të cilën bisedoi për gjendjen në arsim në të dyja vendet.

Sipas njoftimit të kësaj ministrie, në takim u bisedua për bashkëpunimin e deritanishëm të Kosovës dhe Shqipërisë në arsim dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit me qëllim të ngritjes së cilësisë në të gjitha nivelet e arsimit.

Po ashtu, ministrat u dakorduan për harmonizim të mëtejmë të kurrikulave të arsimit parauniversitar, si dhe shkëmbim të platformave digjitale për mësimin online, që sipas tyre, tashmë është shumë i nevojshëm në kohën e pandemisë.

Ministrat Likaj dhe Shahini biseduan edhe për situatën pandemike, e cila ka shkaktuar vështirësi të mëdha në të gjithë sektorët, e veçanërisht në arsim.

Të dy ministrat shqiptarë u dakorduan që të intensifikojnë bashkëpunimin, sidomos për përgatitjet që po bëhen në Kosovë dhe Shqipëri për fillimin e vitit të ri shkollor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat