Djali i Mustafës: Të gjithë po kujdesemi për të dhe po i qëndrojmë afër për çdo gjë!

Aktuale

Djali i Mustafës: Të gjithë po kujdesemi për të dhe po i qëndrojmë afër për çdo gjë!

Më: 16 korrik 2020 Në ora: 18:38
Isa Mustafës dhe Besnik Mustafa

6 ditë më parë, kryetari i LDK-së Isa Mustafa, ka njoftuar se është infektuar nga koronavirusi.

Që atëherë ai është vetizoluar dhe po trajtohet në shtëpinë e tij në Prapashticë, ku pranë po i qëndron familja.

Besnik Mustafa, djali i Isa Mustafës në një bisedë për media, ka treguar se gjendja shëndetësore e babait të tij është e mirë dhe stabile.

“Gjendja e tij është shumë e mirë për momentin, po vazhdon të trajtohet dhe nuk po besojmë që ka rrezik më tutje, po përdor terapi si çdo rast tjetër i infektuar. Po rëndësia më e madhe është besimi në vete dhe karakteri i tij”, ka thënë Mustafa.

Mustafa më tej ka treguar se e gjithë familja po kujdeset për të, ndërsa askush tjetër prej anëtarëve të familjes nuk është infektuar nga ky virus.

“Të gjithë po kujdesemi për të dhe po i qëndrojmë afër për çdo gjë, por nuk jemi infektuar” , ka shtuar Mustafa, duke thënë se më rëndësi për personat e infektuar është trajtimi psikologjik dhe të mos braktisen në momentin kur ata infektohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat