Edhe Naim Miftari përfshihet në debatin e nisur nga Ibrahim Kelmendi: Thaçi ishte mercenar

Aktuale

Edhe Naim Miftari përfshihet në debatin e nisur nga Ibrahim Kelmendi: Thaçi ishte mercenar

Nga: N.Sh Më: 16 korrik 2020 Në ora: 19:07
Ibrahim Kelmendi dhe Hashim Thaçi

Gjatë ditës së sotme, ish-udhëheqësi i Lëvizjes Popullore të Kosovës, Ibrahim Kelmendi i ka shkruar një letër Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë për Hashim Thaçin.

Kelmendi në Facebook ka shkruar se iu është drejtuar ZPS-së për rastin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, për të cilin thotë se ka folur në këtë letër lidhur me një proces për të cilin ai po akuzohet.

Ai ka thënë se presidenti Hashim Thaçi nuk ishte udhëheqës politik i UCK-së por marionetë e shërbimit francez, e se ka qenë i komanduar prej saj për ato që duhet bërë.

E njëjtë po mendon edhe ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Ai e quan Thaçin mercenar të shërbimit francez.

“Hashim Thaçi spiuni informatori i Francezit Denjear Arnaudit dhëndrit serb dhe oficer i shërbimit sekret Francez DGSE! Shumë e saktë Hashim Thaçi ishte mercenar i DGSE Franceze shtet tradicional mik i shtetit Serb nga i cili erdhi propozimi për ta rekrutuar Francezët në shërbimin e tyre sekret Hashim Thaçin!, shkruan Miftari në Facebook, përcjell gazeta “Bota sot”.

“Në qershor 1999, ndoshta me datën 8, në Hotel Maritim në Köln (Gjermani), ka rastisur ta takoj Francezin Danjean ARNAUD. Ka ndodhur pak minuta pasi në hotel e kam sistemuar Z. Hashim Thaçi, që atëherë prezantohej si kryeministër i “qeverisë së përkohshme”. Duke i prit në holl të hotelit, deri sa Hashimi, i shoqëruar nga Bashkëveprimtari Bilall Sherifi, të sistemoheshin në dhomat e tyre dhe të ndërrojnë rrobat, ka ardhur Z. Danjean ARNAUD dhe më ka përshëndetur, duke ma thënë emrin tim. Meqë me befasoj aksenti francez i tij i një gjermanishteje të çalë, e pyeta kush ishte, duke e informuar se nuk e njihja. Dhe vërtetë nuk e njihja si fizikum. Ai shfaqi habinë e tij, duke e shoqëruar me një të qeshur simpatike, se po e njihja por po nuk po e pranoja. Nga xhepi nxori kartëvizitë, duke më fol, njëkohësisht, se është shok i Hashimit. Kur pash emrin e tij dhe funksionin, “shef i drejtorisë për Ballkanin pranë DGSE-së franceze” (diç e përafërt ka qenë e shënuar), atëherë mu kujtua, cili ishte Z. Arnaud. Emrin e tij e pata dëgjuar gjatë Konferencës në Rambuje (shkurt 1999), sepse ai i rrinë pranë Z. Thaçi gjatë gjithë Konferencës, duke u prezantuar si “shok” i Z. Thaçi. Tashmë e pata të qartë, se ai ishte komanduesi i tre komploteve kryesore të Z. Thaçi, gjatë Konference: 1. Imponimin si kryetar i Delegacionit të Kosovës, 2. Mos-nënshkrimin e “marrëveshjes” në Rambuje dhe 3. ne nënshkrimin e një “marrëveshje” me Ibrahim Rugovën, që Z. Thaçi, si kryeministër, të formonte “qeveri të përkohshme” (pa pas asnjëri kompetenca për të bërë të tillë marrëveshje)”, shkruan Ibrahim Kelmendi.

“Meqë ishim vetëm unë dhe ai, e pyeta, ku dhe si e kishte njohur Z. Thaçi, për ta bërë shok. Ai më tha se e kishte njohur gjatë frekuentimit të kursit të gjuhës gjermane në Cürich (Zvicër). Mbaja mend se Z. Thaçi duhej të kishte frekuentuar kurs ë gjuhës gjermane në vitin 1995. E ironizova: „E pamundur, Ju me atë funksion aq të lartë, në shërbim sekret të Francës, të frekuentoni kurs për gjermanisht në Zvicër, ku nuk praktikohet gjermanishtja standarde. Tjetra, Ju keni pas mundësi të frekuentoni kurs gjermanishtes edhe në Strasburgun dy-gjuhësh, apo në afërsi në Gjermani. Tjetra, ju nuk keni guxuar të bëheni shok me Z. Thaçi…“ (Parafrazim sipas mbamendjes.). Që nga ai moment filluam të grindemi, sepse e pyeta, kur shërbimi simotër i Serbisë e kishte udhëzuar ta huazonte marionetën Thaçi për nevoja të DGSE-së. Në grindje e sipër janë zbrit nga dhomat Z. Thaçi dhe Z. Sherifi dhe kanë ndërhyrë që ta ndërprisnim grindjen”, shkruan tutje ai

Ai thotë se ishte në ndikimin e shqetësimeve që i kishte shkaktuar ndalesa që i pat bërë policia Z. Thaçi, kur po hynte në territorin e Gjermanisë në Aeroportin Köln/Bonn, duke e informuar se e kishte të ndaluar të hynte në Gjermani.

“Telefonata që i pata bërë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë ndikoi që Z. Thaçi të mund të hynte pas rreth dy orë pritjeje”.

“Më vonë pata një përjetim të hidhur, kur shkova në një hotel përballë stacionit hekurudhor, që e kishte rezervuar për vete BKA (Bundeskriminalamt), sepse u udhëzova që atje duhet të paraqitej secila lëvizje e z. Thaçi në zonën ku mbahej Samiti për Kosovën; ai Samit qe mbajtur nën patronatin e Kancelarit Schröder. Kur arrita në atë hotel, për ta paraqit shkuarjen e Z. Thaçi në takim me Kryeministrin Anglez Blaer, BKA ma kumtoi: “Jeni i arrestuar, për shkak se e keni kontrabanduar Z. Hashim Thaçi në Hotelin që e ka rezervuar Kabineti i Kancelarit për delegacionet shtetërore të Samitit.” U befasova. Rrëfeva të vërtetën se para disa ditëve, meqë më kishin lutur të rezervoja hotel për Z. Thaçi, kisha shkuar në Hotel Maritim, të cilin e shihja përditë kur lëvizja me autobus urban, meqë atëherë banoja në Köln. Kur kam pyet në recepcion për rezervim tre dhoma për 4-5 ditë, duke filluar nga data 8 qershor 1998, më është thënë se Hoteli është rezervuar i tëri nga Kabineti i Kancelarit. Rastësisht kam thënë që e dija, prandaj po rezervoja dhoma për kryeministër shqiptar me shoqërues të tij. Me atë rast e miratuan rezervimin dhe dhanë edhe formularë që duhej ta plotësonim, për të marrë më vonë kartat e identitetit për hyrje-dalje në hotel. Këtë veprim BKA e kishte diskualifikuar si “kontrabandim”. Ndeja i ndaluar gati katër orë. Edhe në rastin tim ndihmuan nga Ministria e Jashtme, meqë luta të më lejonin të telefonoja që të informoja ku gjendesha”.

 “I rrëfeva telegrafisht këto ndodhi, për të shpreh mendimin, se për krimet e mundshme që Z. Thaçi duhet t’i ketë kryer para, gjatë e pas Lufte, – duke qenë marionetë e DGSE-së franceze, i penetruar në UÇK dhe duke shpall veten “drejtor politik i UÇK-së”, – duhet të përgjigjet Francezi Danjean ARNAUD, meqë ai është komandanti i Z. Thaçi..”, ka shkruar Ibrahim Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat