Kjo është deklarata e plotë e Hashim Thaçit pas intervistimit prej katër ditëve nga Specialja: Tregon a u pyet për “Shtëpinë e verdhë” dhe kohën e pasluftës

Aktuale

Kjo është deklarata e plotë e Hashim Thaçit pas intervistimit prej katër ditëve nga Specialja: Tregon a u pyet për “Shtëpinë e verdhë” dhe kohën e pasluftës

Nga: N.Sh Më: 16 korrik 2020 Në ora: 22:29
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për katër ditë rresht është intervistuar në Gjykatën Speciale në Hagë.

Ai, sot e përmbylli intervistimin maratonik ku ka treguar pastaj edhe për çfarë është pyetur.

Presidenti ka mbajtë një fjalim para medieve ku është shprehur se i vjen mirë që ka pas mundësi të shpreh sqarimet e tij për aktivitetin e tij që e ka dhënë në periudhën e luftës.

Sapo përfundova dëshminë time para Prokurorit të Dhomave të Specializuara. Më vjen shumë mirë që për katër ditë më radhë, kisha mundësinë të jap sqarimet e mia për gjitha çështjet që ndërlidhen me aktivitetin tim gjatë periudhës së luftës dhe përpjekjet e mia, për paq, për stabilitet, për zhvillim dhe progres. Gjatë këtyre katër ditëve jam munduar të sqaroj dhe të jap informacione për rolin tim, përgjegjësitë e mia gjatë luftës, gjatë periudhës që mbulon pra mandati i Gjykatës Speciale”, ka deklaruar Thaç, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ai ka treguar se gjatë tërë kësaj periudhe ka qenë i shoqëruar nga ambasadori Prosper në cilësinë e Avokatit.

Përkundër faktit që dëshmia ime ka zgjatur shumë, unë konsideroj që kemi pasur seanca produktive. Tani i mbetet Prokurorit dhe Gjykatësit që të vlerësojnë me paanshmëri dhe me mendje të hapur dëshminë time. Në rast se ata bëjën një gjë të tillë në mënyrë profesionale, të paanshme dhe të ndershme, ata lehtë mund të vijnë në përfundimin se unë nuk kam bërë asnjë lloj krimi apo shkelje të pretenduara. Në çdo rast më lejoni të theksoj se lufta e jonë ka qenë e drejtë, sepse ka qenë luftë për liri. Pikërisht se ishte luftë e drejtë ne kemi pasur mbështetjen e botës demokratike, SHBA-së, BE dhe NATO-s. Rrugëtim ky që ka zgjatur i suksesshëm tash e dy dekada dhe do të jetë i përjetshëm. Pikërisht përpjekjet për të rishkruar historinë, për të njollosur luftën tonë të drejtë, janë përpjekje për të njollosur intervenimin humanitar të NATO-s në Kosovë. Por e vërteta e jonë e dhimbshme dhe krenare është e pastër si loti. Ndërsa historian tonë nuk do të mund ta ndryshojë askush, ajo është e drejtë, e pastër dhe jemi krenar”, ka thënë Thaçi.

Presidenti pastaj është pyetur nga gazetarët se a e kanë pyetur për “Shtëpinë e verdhë”?

Unë sonte nuk kam të drejtën që të flas lidhur për asnjë informacion lidhur me dëshminë time, tash e katër ditë, mirëpo lidhur me pyetjen e tuaj që parashtruar mund të deklaroj se nuk jam pyetur pë pretendimet e tilla në asnjë rast”, deklaroi ai.

Ndërsa, gjithashtu ka marr një pyetje se a e kanë pyetur edhe për  për periudhën e pasluftës?

E ritheksoj edhe njëherë se pretendimet e tilla nuk janë parashtruar në adresën time”, ka deklaruar presidenti Hashim Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat