Gucati: Besojmë në pafajësinë e çdo luftëtari të UÇK-së, sidomos në pafajësinë e Thaçit

Aktuale

Gucati: Besojmë në pafajësinë e çdo luftëtari të UÇK-së, sidomos në pafajësinë e Thaçit

Më: 16 korrik 2020 Në ora: 23:52
Hysni Gucati

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka folur për intervistimin e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, në Dhomat e Specializuara.

Gucati ka deklaruar se besojë në pafajësinë e Thaçit.

“Realisht prej fillimit e kemi kundërshtuar këtë gjykatë, kjo me plotë kuptimin e fjalës është një gjykatë raciste për ne veteranët e UÇK-së. Besoj edhe për shumë qytetarë dhe për shumë ndërkombëtar që vetëm kanë nis bindjen që kjo gjykatë është e një anshme dhe është puropolitike”.

“Ne këto ditë e kemi vëzhguar dhe e kemi përcjell intervistën e Z. Thaçi në Hagë të Holandës që zgjati diku katër ditë. Në fund doli ajo çka e kemi menduar që Z. Thaçi doli faqebardhë, i cili tha para mediave që fare nuk më kanë pyetur për shtëpinë e verdhë të ashtuquajtur nga senatori Dick Marty i cili pati bërë një propagandë prej Rusie që ka qenë i paguar, prej Serbie”.

“Kështu që ne besojmë në pafajësinë e çdo luftëtari të UÇK-së. Sidomos në pafajësinë e Z. Thaçi, Veselit, Haradinajt dhe gjithë atyre luftëtarëve që kanë shkuar atje do të dalin faqebardhë”.

Gucati ka deklaruar se nuk kanë besuar që do të zgjasë për këtë katër ditë intervistimi i Thaçit.

“Ne besojmë se kjo ka qenë një luftë e drejtë tek ne në Kosovë. Besojmë fuqimisht në luftën tonë të drejtë që kemi bërë”.

“Thaçi nuk ka shkuar atje që vetëm të mbrojë interesin e vet, por ai ka shkuar atje ta mbrojë tërë UÇK-në, ta mbrojë vendin, ta mbrojë lirinë e Kosovës”.

“Nuk kemi besuar qe do të zgjas kaq shumë intervistimi i Thaçit. Nga njëherë nuk është në pyetje sa zgjat puna, por se a është punuar mirë ne besojmë se Thaçi ka punuar dhe vepruar mirë, do të thotë ka punuar për vendin e vet”.
Gucati i ka përshëndetur të gjithë ata që kanë shkuar ta përkrahin Thaçin në Hagë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat