Vuçiq i cilëson bisedimet me Hotin të vështira

Aktuale

Vuçiq i cilëson bisedimet me Hotin të vështira

Nga: F. B. Më: 17 korrik 2020 Në ora: 11:00
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti (majtë) përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell (mes) presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq (djathtë).

Presidenti i Serbisë Vuçiq ka deklaruar mbrëmë se vazhdimi i dialogut mes Beogradit edhe Prishtinës me ndërmjetësimin e BE dhe takimi i parë fizik me kryeministrin Hoti në Bruksel nuk ishin të lehtë por ka përparime kur bëhet fjalë për temat e të pagjeturve, të zhvendosurve dhe ekonomisë, shkruan sot “Beta” transmeton “Bota sot”.

Ai ka përkujtuar numrin e personave të pagjetur në Kosovë prej 1643 apo 1644 prej të cilëve 570 janë serbe dhe joshqiptarë.

“Serbia është e gatshme të plotësoj secilën kërkesë të shqiptarëve dhe kudo që mendojnë dhe kanë fakte se ka varreza, do të hulumtohet nëse ka por kemi kërkuar të njëjtën edhe për neve”, tha ai, duke shtuar se Serbia deri tash nuk ka pasur qasje në vendet e dyshimta për varreza të viktimave serbe.

Në javën që vjen do të vazhdojnë bisedimet në nivelin teknik, pastaj sipas Vuçuq dialogu do të vazhdoj sërish në nivelin më të lartë.

Vuçiq shtoi se shqiptarët kërkuan hapjen e arkivave të policore dhe të ushtrisë së Serbisë, ndërsa pala jonë ka kërkuar hapjen e arkivave të UÇK-së.

Sipas tij pala shqiptare ka reaguar kur “kemi kërkuar këtë sikur të zhvendosnim të gjithë vendin në Merkur apo Venerë për 7 ditë”.

Vuçiq shtoi se ka biseduar edhe për personat e zhvendosur interno duke shtuar se në Kosovë janë kthyer vetëm rreth 1,9 për qind e të zhvendosurve.

Delegacionet e Beogradit dhe Prishtinës kanë biseduar edhe lidhur me bashkëpunimin ekonomik dhe u akorduan që bisedat rreth ekonomisë të vazhdojnë edhe në nivelin teknik në javën që vjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat