Abrashi falënderon Japoninë për ndihmën e dhënë Kosovës në luftimin e pandemisë

Aktuale

Abrashi falënderon Japoninë për ndihmën e dhënë Kosovës në luftimin e pandemisë

Më: 17 korrik 2020 Në ora: 12:17
Pamje nga takimi

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka pritur në takim të ngarkuarin me punë të ambasadës së Japonisë në Kosovë, Mitsunori Ogasawara, ku temë diskutimi ishte mbështetja e Japonisë për Kosovën dhe thellimi i bashkëpunimit.

Në komunikatën ministrore thuhet se ministri Abrashi e njoftoi Ogasawaran për projektet që është duke i kryer Ministria e Infrastrukturës dhe prioritetet e ardhshme.

Abrashi po ashtu falënderoi të ngarkuarin me punë, për ndihmën që Japonia i ka dhënë Kosovës në luftimin e pandemisë.

Ndërsa i ngarkuari me punë i ambasadës japoneze në Kosovë, Ogasawara vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera në mes Kosovës dhe Japonisë, dhe njëkohësisht shprehu gatishmërinë e shtetit të Japonisë për vazhdimin e mbështetjes për Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat