Partitë shqiptare arrijnë marrëveshje për bashkëqeverisje në Bujanovc

Aktuale

Partitë shqiptare arrijnë marrëveshje për bashkëqeverisje në Bujanovc

Më: 17 korrik 2020 Në ora: 14:43
Pamje nga takimi

Liderët e partive shqiptare kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje në Bujanovc.

Këtë lajm e ka konfirmuar Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj.

“Partitë politike shqiptare tashmë kanë mbyllur marrëveshjen për bashkëqeverisje në Bujanoc.Kjo është pothuajse e arritura më domethënëse që kemi shënuar bashkërisht në Luginë: Bujanoci do të qeveriset drejtë nga shqiptarët e nuk do të varet nga askush tjetër, përveç shumicës shqiptare.” shkruan Cakaj .

Ky koalicion vjen pikërisht pas vizitës që Cakaj pati vetëm pak kohë më parë në Preshevë.

Postimi i plotë i Cakajt:

Miq, miq, miq:

NJË SUPER LAJM NGA ZEMRA E LUGINËS SË PRESHEVËS ??❤:

Partitë politike shqiptare tashmë kanë mbyllur marrëveshjen për bashkëqeverisje në Bujanoc.

Kjo është pothuajse e arritura më domethënëse që kemi shënuar bashkërisht në Luginë: Bujanoci do të qeveriset drejtë nga shqiptarët e nuk do të varet nga askush tjetër, përveç shumicës shqiptare.

Personalisht i detyrohem një falënderim të posaçëm z. Nagip Arifi, z. Shaip Kamberi, z. Shqiprim Musliu e z. Arbër Pajaziti që i qëndruan fjalës së dhënë në mbledhjen e djeshme në Tiranë duke arritur këtë marrëveshje që është jetike për Bujanocin e shqiptarët e Luginës!

Neve, ndërkaq, na takon ta vazhdojmë punën e pakursyer në shërbim të mbështetjes së Luginës e gjithë shqiptarëve në përgjithësi!

URIME BUJANOC, LUGINË E PRESHEVËS E SHQIPTARË NË PËRGJITHËSI!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat