Ministri Zemaj bënë përgatitje për konkursin e ri për specializime

Aktuale

Ministri Zemaj bënë përgatitje për konkursin e ri për specializime

Nga: E.B Më: 17 korrik 2020 Në ora: 16:22
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se sot është takuar me bordin e ri për Shollim Specialistik de kryesuesit e Komiteteve Specialistike.

Ky takim është bërë me qëllim të koordinimit të aktiviteteve dhe intensifikimit të përgaditjeve për shpalljen e konkursit të ri për specializime, shkruan “Bota Sot”.

Postimi i plotë:

Kam takuar sot Bordin e ri për Shkollim Specialistik dhe kryesuesit e Komiteteve Specialistike me qëllim të koordinimit të aktiviteteve dhe intensifikimit të përgatitjeve për shpalljen e konkursit të ri për specializime.

Mjekët e rinj, përveç që meritojnë të punësohen dhe ta ndiejnë vetën të plotësuar në kuptimin profesional, atyre duhet dhënë edhe mundësia për ngritje të mëtejme profesionale, me qëllim që dija dhe shkathtësitë e tyre të përkthehen në shërbime cilësore dhe të sigurta për popullatën tonë.

#Bashkë për ruajtjen dhe përparimin e shëndetit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat