Haradinaj-Stublla: Rreth njëzetmijë gra ende nuk e kanë parë dritën e drejtësisë

Aktuale

Haradinaj-Stublla: Rreth njëzetmijë gra ende nuk e kanë parë dritën e drejtësisë

Nga: E.B Më: 17 korrik 2020 Në ora: 17:12
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, sot ka vizituar Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas.

Meliza këtë e quan një vizitë emocionale që dëshmon se plagët janë ende të hapura, shkruan “Bota Sot”.

Ministrja ka thënë se rreth njëzetmijë gra ende nuk e kanë parë dritën e drejtësisë, dhe që rime e Serbisë në Kosovë vazhdojnë të mohohen.

Gjithashtu, ka shkruar se ajo si mministre do të bëjë dhuratë zyrtare të MPJD-së për ato gra që punojnë punëdore.

Postimi i plotë:

Sot vizitova Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas, vizitë emocionale që dëshmon se plagët e Kosovës, ende janë të hapura.

Ndjenjë e trishtë që po na përcjellë tash e 21 vjet nga përfundimi i luftës dhe pasqyrë e saj janë edhe viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Rreth njëzetmijë gra ende nuk e kanë parë dritën e drejtësisë. Krimet e Serbisë në Kosovë, vazhdojnë të mohohen.

Të thyera në çdo mënyrë, këto gra kanë gjetur një forcë: ato punojnë bashkë punëdore- artizanale  dhe çdo lule e qëndisur nga to, është një kujtim dhe dhimbje përgjithmonë e vulosur.

Andaj, unë sot, si Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Qendra për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas, arritëm një marrëveshje: që punimet e tyre do të jenë dhuratë zyrtare e MPJD-së kudo që do të jemi në botë, bashkë me mesazhin për kërkim të së vërtetës, për drejtësi dhe kërkimfalje.

Edhe unë do të jem zëri juaj!

Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat