Hoti: Serbët i kanë informacionet për të pagjeturit, do t’i kërkojmë

Aktuale

Hoti: Serbët i kanë informacionet për të pagjeturit, do t’i kërkojmë

Më: 17 korrik 2020 Në ora: 22:41
Avdullah Hoti

Kryeministri Avdullah Hoti tha se në takim me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuciq në Bruksel ka kërkuar informacionet për të pagjeturit në Kosovë. Tha se Serbia i ka këto informacione, të cilat i ka kërkuar Kosova.

“Ekzistojnë ato informata në arkivat serbe. Kam kërkuar që ky të jetë parimi i parë. Unë kam kërkuar që të hapen të gjitha arkivat në mënyrë që të mbyllet kjo temë, dhe parimi i dytë që të ketë drejtësi”, tha Hoti.

Ai tha se nuk do të pranojnë asnjë kompromis në marrëveshjen finale, përveç njohjes reciproke.

Hoti beson se në këtë drejtim e kanë edhe përkrahjen ndërkombëtare.

Mendoj se jemi duke shkuar rrugës kur partnerët ndërkombëtar do t’i thonë Serbisë ‘mjaft është mjaft’.

“Vetëm njohja reciproke e qetëson këtë pjesë të Ballkanit”, tha Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat