Pacienti i shtrirë në Klinikën Infektive: Koronavirusi po ekzistojka

Aktuale

Pacienti i shtrirë në Klinikën Infektive: Koronavirusi po ekzistojka

Më: 17 korrik 2020 Në ora: 22:54
Pacienti i shtrirë në Klinikën Infektive

Një pacient i shtrirë në Klinikën Infektive, teksa ka folur ka bërë thirrje tek qytetarët që të kenë kujdes ndaj koronavirusit.

Ai ka rrëfyer dhimbjet që ia shkaktoi kjo sëmundje, duke thënë se: koronavirusi po ekzistojke.

“Unë po ju them të gjithëve që të ruhen sepse koronavirusi po ekzistojka”, ka thënë ndër të tjera ky pacient.

Në anën tjetër, Rukije Mehmeti, Drejtoreshë e Klinikës së Pulmulogjisë, u ka bërë apel të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes dhe mos të jetë shkaktarë të bartjes së virusit COVID-19, nëpër shtëpitë e tyre.

Ajo ka konfirmuar se ekipet mjekësore janë në gjendje të rëndë nga puna e madhe që është bërë tash e disa muaj.

“Mendoni o njerëz, që ju jau keni çu virusin në shtëpi. Deri kur kështu ma. Na nuk jau kemi pru virusin nëpër shpija, por ju vetë. Ruanu bre. Ne e kemi zgjedh këtë profesion, si ushtari që e ka zgjedh pushkën me luftu edhe na e kemi zgjedh këtë profesion. Ruanu bre. Sot kemi mjeke këtu që janë të stërlodhura nga puna”, thotë ndër të tjera ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat