Në ditën kur Thaçi u kthye në Kosovë, Cramon e vizitoi Gjykatën Speciale: Ka bërë punë të mrekullueshme, i reagojnë nga Kosova

Aktuale

Në ditën kur Thaçi u kthye në Kosovë, Cramon e vizitoi Gjykatën Speciale: Ka bërë punë të mrekullueshme, i reagojnë nga Kosova

Nga: N.Sh Më: 18 korrik 2020 Në ora: 08:51
Viola von Cramon

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, gjatë ditës së djeshme ka vizituar Gjykatën Speciale.

Kjo vizitë ndodhi në ditën kur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ishte nisur pikërisht nga Haga për në Kosovë, pasi intervisitmit prej 4 ditëve rresht, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ajo tha se Gjykata Speciale po bën punë të mrekullueshme dhe se duhet të vazhdojë kështu.

“Sot pata një vizitë të planifikuar në Dhomat e Specializuara të Hagës dhe në Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Institucione të rëndësishme këto për të sjellë drejtësi në Kosovë ndaj atyre personave që besohet se kanë kryer krime lufte, pavarësisht kombësive të tyre”, është shprehur Viola von Cramon.

Tutje, ajo tha se puna e Gjykatës Speciale duhet të vazhdojë në Hagë për të siguruar procedurë të paanshme dhe të sigurt për të gjithë.

“Mësova shumë për punën e tyre të jashtëzakonshme. Si pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, e zhvendosur në Hagë, gjykata duhet të vazhdojë punën atje, për të siguruar procedurë të paanshme dhe të sigurt për të gjithë, përfshirë edhe viktimat dhe dëshmitarët”, ka thënë Viola von Cramon.

“KSC dhe SPO janë gurthemeli i Kosovës që përmbushin detyrimet ndërkombëtare dhe ndërtojnë sundimin e ligjit”, shtoi Viola von Cramon.

Mirëpo, pas kësaj vizite të Cramon në Zyrat e Prokurorit të Specializuar, kanë ngjallur reagime të shumta nga përfaqësues të subjekteve politike.

Këshilltari i Kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, Avni Bytyçi, vizitën e Von Cramon në Speciale e ka cilësuar ndërhyrje politike.

Këtë madje ai thotë se ua kanë mësuar miqtë ndërkombëtarë.

”Miqtë tanë ndërkombëtarë na kanë ndihmuar të kuptojmë se politikanët nuk duhet të “vizitojnë” gjykatat, veçanërisht kur çështjet e rëndësishme trajtohen nga gjyqësori. Ata madje kanë fjalë të veçanta për politikanët që “vizitojnë” gjykatat. Quhet “ndërhyrje politike” dhe unë jam plotësisht dakord!”.

Përveç tij, ka reaguar edhe ish-ministri i Jashtëm Petrit Selimi, njëherit shef i Fondacionit të sfidave të Mileniumit.

Ai ka përmendur raportueses për Kosovën, dënimet e pabaza të shqiptarëve për krime lufte në Kosovë, duke thënë se ky institucion i drejtësisë ndërkombëtare po mban rekord të neveritshëm.

“Ju po thoni që prokurori po ndjek penalisht edhe kriminelët serbë? Sepse deri më tani, në të gjitha gjykatat në Hagë, Prishtinë dhe Beograd, ka dy herë më shumë shqiptarë sesa serbë të dënuar për krime lufte në luftën në Kosovë. Ky institucion duket se vazhdon këtë rekord të neveritshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat