Haziri: Ngushëllon familjet që humbën familjarët e tyre

Aktuale

Haziri: Ngushëllon familjet që humbën familjarët e tyre

Nga: B.F Më: 18 korrik 2020 Në ora: 12:17
Lutfi Haziri

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri përmes një postimi në “Facebook” ka shkruar se me pikllim të thellë ka mar lajmin e humbjes të dy bashkëqytetarve të tij.

Ai ka thënë se në emrin e Komunitetit për menaxhimin e përhapjes së Covid 19,ju ka shprehur ngushëllime më të sinqerta familjeve,transmeton “Bota sot”.

Ai ju ka bërë apel qytetarve t’i respektojnë masat mbrojtse sepse po përballemi me një virus shumë të rrezikshëm.

Postimi i plotë:

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për humbjen e betejës me #COVID19 të dy bashkëqytetarëve tanë, prokurorit të respektuar Ismet Ukshini (1961) dhe Rexhep Baxhakut (1945) i cili ka shërbyer si taksist. Të dy kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Në emër të Komitetit për menaxhimin e përhapjes së #COVID19, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve. Do t’iu qëndrojmë afër për ta përballuar dhembjen.

Apeloj që t’i respektoni masat mbrojtëse sepse po përballemi me një virus shumë të rrezikshëm!

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat