​145 raste të reja me Covid-19, 171 të shëruar dhe 6 të vdekur

Aktuale

​145 raste të reja me Covid-19, 171 të shëruar dhe 6 të vdekur

Më: 18 korrik 2020 Në ora: 15:09
Armend Zemaj

(E plotësuar) - Nga 562 testime sa janë bërë gjithsej, kanë rezultuar 145 raste me Covid-19. Në 24 orët e fundit janë shëruar 171 raste, ndërsa raste aktive në Kosovë janë 2676 raste.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani tha se rastet pozitive me covid-19 janë në rënie ditëve të fundit.

Ramadani: janë bërë 562 testime, është rekord deri më tani për 24 orë

"Gjatë 24 orëve të fundit në laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShP me metodën real time PCAR, janë testuar gjithsej 562 mostra. I cili eshtë rekordi i testimeve për 24 orëve dhe që janë marrë nga gjurmimi i rasteve në terren, në Klinikën Infektive dhe të gjitha klinikabe të ShSKUK-së. Numri total i rasteve pozitive deri tani është 5617 raste, kurse sot kanë rezultuar 145 raste pozitive. Gjithsej janë testuar 30567 raste me virusin sars cov2 me gjithsej 130 raste te vdekjes të cilat kanë pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 171 raste, ndërsa numri i përgjithshëm i te shëruarve është gjithsej 2811 raste dhe dita ditës numri i të shëruarve po rritet, ka njoftuar Ramadani.

Numri aktiv i rasteve me koronavirus është 2676.

Ramadani: 58 raste janë nga Komuna e Prishtinës

"Rastet pozitive nga Komuna e Prishtinës janë 58 raste, komuna e Gjilanit 17 raste, komuna e Ferizajt 10 raste, komuna e Fushë Kosovës 9 raste, komuna e Vushtrrisë 8 raste, komuna e Pejës 6 raste, komuna e Mitrovicës 6 raste, komuna e Skenderajt 6 raste, komuna e Prizrenit katër raste. Me nga tri raste komuna Suharekë, Kaçanik, Drenas, Viti.

Me nga dy raste komuna Lipjan, Podujevë, dhe me nga një rast Istog, obiliq dhe Parteshë", ka shtuar Ramadani.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se presin nga personeli shëndetësor që është përforcuar ditëve të fundit, që të jap maksimumin. Derisa u zotua se do të të mbështesin ata për të ofruar shërbime të duhura për të prekurit nga kjo pandemi.

Zemaj sot ka vizituar edhe Spitalin e Vushtrrisë i cili tash e sa ditë është qendër e trajtimit të rasteve me covid-19. Ku është dhuruar një autoambulancë nda donacioni i dhuruar nga Bashkimi Evropian.

Zemaj: Sot jemi këtu për t’u dalë në ndihmë qytetarëve

"Ne sot jemi në Vushtrri për të parë organizimin e spitaleve tona, për t’u dalë në ndihmë qytetarëve të secilës pjesë të Kosovës. Dhe për të ofruar shërbimin kundër covid-19 dhe për të qenë afër tyre. Siç e dini spitali i Vushtrrisë me infrastrukturën e tij është vën në funksion të shërbimit spitalor të Kosovës për trajtimin e rasteve covid-19, ndërsa Spitali i Mitrovicës do të jetë në funksion të qytetarëve të Mitrovicës, Vushtrrisë dhe rajonit për të gjitha sëmundjet tjera", tha Zemaj.

Drejtori i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi tha se sipas raportit ditor janë 498 pacientë të hospitalizuar në spitalet regjionale dhe në Qendrën Klinike universitare.

Krasniqi: 225 raste në QKUK, 275 në spitalet regjionale

"Nga këta 225 i kemi në klinikat e QKUK-së dhe 275 në spitalet regjionale. Gjendja e tyre shëndetësore është e rënduar. Kemi 35 nga këta të kyqur në respiratorë, 13 të intubuar dhe 22 të tjerë me metoda jo invazive të frymarrjes, dhe gjendjen e tyre e vlerësojme si kritike. Kemi rreth 260 pacientë të cilët janë në oksigjeno-terapi", ka thënë Krasniqi.

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri u shpreh optimist sa i përket gjendjen me covid-19 në komunën që ai udhëheq. Sipas tij, tash e disa ditë numri i personave të shëruar tejkalon ate të rasteve të reja me koronavirus.

Tahiri:Inspektori sanitar ka shqiptuar 63 gjoba

"Inspektori sanitar ka shqiptuar 63 gjoba për mos respektim të masave dhe ka shqiptuar katër gjoba lokale që nuk i kanë respektuar masat anti Covid. Si komunë jemi angazhuar për të shpërndare maska falas, kemi shpërndarë mbi 10 mijë maska falas për qytetarët e Vushtrrisë dje bashkë me Këshillin Rinor Lokal po vazhdojnë të shpërndajnë maska falas si masë vetedijësuese për qytetarët", u shpreh ai.

Ai tha se është lajm i mirë për Vushtrrinë, që spitali i saj Sheikh Zayad është shndërruar në qendër të luftimit të covid 19.

Drejtori i spitalit të Vushtrrisë Mursel pllana derisa ka folur për kapacitet e spitalit, ka uruar që të ketë sa më pak raste që do të trajtohen këtyre ditëve.

Pllana: Spitali i Vushtrrisë i ka 63 shtretër

"Spitali i Vushtrrisë i ka 63 shtretër, 6 prej tyre janë në intensivë, kemi tre respiratorë. Kemi bërë kërkesa për respiratorë tjerë besoj që shumë shpejt do ta na vijnë. Kështu që uroj që këta shtretër të mos mbushen dhe të kemi sa me pak raste", ka thënë ai. 

LAJMI I FUNDIT: 145 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit nga Covid-19 në Kosovë, kanë vdekur 6 pacientë.

Kështu ka bërë të ditur IKSHPK-ja në raportin ditor.

Po ashtu në 24 orët e fundit janë regjistruar 145 raste të reja, ndërsa janë shëruar 171 pacientë.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 562 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 145 raste pozitive. Numri total i rasteve pozitive është 5.617 raste nga 30.567 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 130 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në raportin e IKSHPK-së.

***

Edhe 145 raste të reja pozitive me COVID-19, janë shënuar në 24 raste të fundit në Kosovë.

Kjo u bë e ditur përmes një konference për media, ku të pranishëm ishin ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, dhe shefi i IKSHKPK-së, Naser Ramadani.

​Publikohen rezultatet 24 orëshe për Covid-19

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj me bashkëpunëtor do të qëndroj në Vushtrri ku do të vizitojë Spitalin “Sheikh Zayed”, ku po trajtohen pacientë me Covid-19 nga Mitrovica, Vushtrria dhe rajonet përreth.

Në ora 15:00, në një konferencë për media, në mjediset e spitalit, do të publikohen edhe rezultatet 24 orëshe për Covid-19. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat