Vdes edhe një person nga COVID-19 në Kosovë, ishte punëtor i KEK-ut

Aktuale

Vdes edhe një person nga COVID-19 në Kosovë, ishte punëtor i KEK-ut

Nga: BS Më: 18 korrik 2020 Në ora: 17:54
ilustrim

Në Kosovë është shënuar edhe një viktimë nga Covid-19. Viktima është një punëtor 56-vjeçar i Korporatës Energjetike të Kosovës.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur KEK-u përmes rrjetit social Facebook.

“Të nderuar kolegë, ju njoftojmë se sot ndërroi jetë Fatmir Berisha (56-vjeçar) punëtor në Mihje-KEK. Ishte njeri human dhe aktivist i devotshëm i Sindikatës, por vdekja misterioze e rrëmbeu papritmas. Fatmiri ishte ndër punëtorët shembullorë të KEK-ut, por në radhë të parë ishte një njeri i dashur dhe shumë i respektueshëm, si ndër kolegë, shokë dhe miq. Fatmiri ishte i prekur nga virusi COVID 19. Varrimi bëhet sot në ora 17 në Vasilevë. Ngushëllime familjes, kolegëve, miqëve dhe të gjithë atyre që e kishin njohur”, thuhet në njoftimin e KEK-ut, përcjellë “Bota Sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat