Vdes personi i plagosur në Podujevë, ishte vëllai i viktimës

Aktuale

Vdes personi i plagosur në Podujevë, ishte vëllai i viktimës

Më: 18 korrik 2020 Në ora: 20:22
Foto ilustrim

Një person është vrarë dhe një ka mbetur i plagosur nga një përleshje me armë zjarri që ka ndodhur sot në mesditë në fshatin Repë të Komunës së Podujevës.

Burime të medias kanë mësuar se ka vdekur edhe personi i plagosur. Ai ishte vëllai i personit që mbet i vrarë në vendin e ngjarjes.

Media ka mësuar se që nga mesdita ekipet e forenzikës dhe hetuesia janë në vendin e ngjarjes duke mbledhur prova.

Sipas burimeve dorasi gjendet në arrati, kurse deri të akti fatal ka ardhur për shkak të përplasjes për një tokë.

“Dorasi nuk te kaluar kriminale dhe gjendet ne arrati. Vrasja ka ndodh pas mosmarrëveshjeve lidhur me tokë. viktima kishte te kaluar kriminale”, kanë bërë të ditur burimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat