Këshilltari i presidenti i reagon Hotit: Duhet të kesh pak burrëri dhe mençuri

Aktuale

Këshilltari i presidenti i reagon Hotit: Duhet të kesh pak burrëri dhe mençuri

Nga: A.SH Më: 18 korrik 2020 Në ora: 21:55
Avdullah Hoti dhe Adil Behramaj, foto ilustrim nga "Bota sot"

Këshilltari i presidenti, Adil Beharamaj ka reaguar ndaj shkrimit të Avdullah Hotit, duke thënë se, pak burrëri dhe mençuri duhet të ketë.

“Të ulesh me nxitim dhe kokë në vete përballë Vuçiçit dhe Lajçakut në tavolinën e dialogut, në momentin që presidenti i shtetit që ti e përfaqëson merret në pyetje atje nga Gjykata Speciale, nuk është as etike dhe as e mençur”, ka shkruar Behramaj në Facebook.

Postimi në Facebook:

Avdullah Hoti i paska thur lavde qasjes së tij në dialog me Serbinë, duke thënë se është në interesin më të mirë të Republikës së Kosovës. Shumë mirë. Edhe ne të njëjtën gjë duam. Por, pak burrëri dhe mençuri duhet të kesh. Të ulesh me nxitim dhe kokë në vete përballë Vuçiçit dhe Lajçakut në tavolinën e dialogut, në momentin që presidenti i shtetit që ti e përfaqëson merret në pyetje atje nga Gjykata Speciale, nuk është as etike dhe as e mençur. Edhe në versionin e dukshëm kjo qasje është në interesin më të keq të Republikës së Kosovës. Mirë mund t’u duket vetëm burokratëve të BE-së, që janë të zënë duke e lexuar atë librin me “Kosovo and Metohija”. Aq i plogësht sa u shfaqe në Bruksel, herën tjetër nuk është çudi nëse ta lexojnë edhe ty, meqë “razumesh” mirë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat