Media serbe: 36 avokatë serbë të gatshëm për të mbrojtur shqiptarët në Hagë

Aktuale

Media serbe: 36 avokatë serbë të gatshëm për të mbrojtur shqiptarët në Hagë

Nga: F. B. Më: 19 korrik 2020 Në ora: 08:37
Tribunali i Hages

Nga gjithsejtë 179 avokat sa deri në fund të janarit janë paraqitur për të përfaqësuar të viktimave edhe paditurve para dhomave të specializuara të Kosovës në Hagë, madje 36 prej tyre janë avokat serb si nga Serbia ashtu edhe nga Kosova, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota sot”.

Risi është 19 prej tyre janë paraqitur edhe për mbrojtjen e të paditurve dhe jo vetëm për përfaqësimin e viktimave.

Duke ditur se sipas statusit të dhomave të specializuara është precizuar se do ketë ndjekje të njerëzve për krime që përmenden në raportin e Dik Marti, shtrohet pyetja nëse avokatët serb do mbrojnë edhe të paditurit nga radhët e UÇK-së apo presin që në karrige të paditurve të gjenden serbë ?, pyet gazeta.

“Është vështirë të pritet që ndonjë shqiptar të marr avokatin serb, ndërkohë që tash në gjyq janë ftuar vetëm shqiptarët si të dyshuar edhe të paditue apo edhe si dëshmitar” shprehet avokati Nebojsha Vlajiç.

“Nëse marrim parasysh se mandati i Gjykatës kufizohet në raportin e Martit, ku nuk përmenden serbët si të paditur për krime, nuk pres që ndonjë serb të paditet. Por duke ditur pushtetin e Prishtinës që përpiqen të krijojnë nj simetri dhe baraspeshë, nuk do ishte për çudi që në fund edhe serbët të akuzohen edhe paditen” tha ai.

Pikërisht për këtë shkak shumë avokatë serb po paraqiten për të mbrojtur të dyshuarit edhe të paditurit dhe jo vetëm viktimat si ishte në fillim, një ndër të paraqiturit është edhe Milorad Konstantinoviç.

“Çdo gjë është në duar të pushtetit të Kosovës,  sepse Kuvendi i Kosovës është themeluese e Gjykatës dhe mund të ia ndryshoj kompetencat. Andaj jemi të kujdesshëm që njerëzit tanë të kenë mbrojtje” thotë Konstantinoviç që përkujton se mandati i gjykatës është kufizuar në rastet mes viti 1998-2000.

Konstantinoviç aë është i paraqitur edhe për mbrojtjen e kryesve të mundshëm të krimeve por edhe viktimave thotë se tashmë ka kontakt me disa familjar  të viktimave serbe që shpresojnë s kryesit e krimeve të gjenden para Gjykatës.

Të afërm të një viktime serbe kanë kontaktuar edhe avokatin Ivan Simiç që po ashtu është paarqitur edhe për mbrojtje të akuzuarve edhe viktimave.

“Përvoja nga Tribunali i Hagës na tregon se më mirë të jesh i pranishëm atje me qëllim për të shikuar procedurën. Duke nisur se asnjë gjykatë nuk njeh ndjekjen penale sipas bazës kombëtare, nuk mund të përjashtohet  edhe pse nuk po thërras që në një moment në karrigen e akuzës të gjenden edhe serbët” , thotë ai.

Në Odën e avokatëve serbë kanë thënë se Dhomat e Specializuara të Kosovës kërkojnë të dhëna për avokatët t paraqitur a kanë ndjekje penale apo ndjekje disiplinore, ndërkohë afati i paraqitjes vazhdon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat