E quajti Thaçin si ‘kryecubi’ që krijoi Specialen, burrit të Albulena Haxhiut i vjen një kundërpërgjigje!

Aktuale

E quajti Thaçin si ‘kryecubi’ që krijoi Specialen, burrit të Albulena Haxhiut i vjen një kundërpërgjigje!

Nga: N. H Më: 19 korrik 2020 Në ora: 08:59
Hashim Thaçi dhe Alban Krasniqi

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, tha se një grusht injorantësh kishin dalur për ta mirëpritur “kryecubin” (Hashim Thaçin), i cili, sipas Krasniqit e krijoi gjykatën në të cilën ka rënë vet.

E, ndaj kësaj deklarate, ka reaguar profesori universitar, Flamur Maloku.

Maloku, i cili muaj më parë ishte dorëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje, në reagimin e tij shkruan se Krasniqi nuk e dallon luftën me qeverisjen pas saj, derisa ia ka kujtuar atij se jo të gjithë qytetarët mendojnë me logjikën që mendon ai.

Image
Flamur Maloku, derisa ishte pjesë e VV-së.

“Alban Krasniqi, ti nuk e dallon luftën me qeverisjen pas saj. Për pak pushtet ti e dëshiron shembjen e fundamentit të historisë sonë të re. Ti pushtetin e do para kombit. Por, njerëzit nuk mendojnë me logjikën tënde – e presin Thaçin, edhe pse nuk pajtohen me Thaçin sepse e pritën UÇK-në. Po ti, çfarë pret? Pak budallak e shumë lajme për ty!”, ka shkruar Maloku në llogarinë e tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat