OBSH pasqyron gabimisht të dhënat për koronavirusin në Kosovë

Aktuale

OBSH pasqyron gabimisht të dhënat për koronavirusin në Kosovë

Më: 19 korrik 2020 Në ora: 11:58
OBSH

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Kosovë sipas OBSH-së është 5 mijë e 410. Ndonëse Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka regjistruar 5 mijë e 617 raste nga 13 marsi.

Edhe numri i viktimave nga COVID-19 në Kosovë në faqen e OBSH-së është i regjistruar gabimisht. Sipas tyre, deri më sot janë konfirmuar 114 vdekje, kurse në të dhënat e IKSHPK-së janë regjistruar 130 viktima.

OBSH-ja fillimisht nuk i përfshinte fare të dhënat rreth Kosovës, shkaku i çështjeve të lidhura me anëtarësimin në OKB.

Image
Faqja e OBSH-se

Ndërkaq për bilancin e djeshëm ditor për koronavirusin OBSH ka shënuar 81 raste të reja, teksa numri i rasteve pozitive të komunikuara dje ishte 145.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat