Ministri Zemaj jep një lajm të mirë për koronavirusin në Kosovë

Aktuale

Ministri Zemaj jep një lajm të mirë për koronavirusin në Kosovë

Nga: N. H Më: 19 korrik 2020 Në ora: 13:33
Armend Zemaj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se masat e ndërmarra ditë më parë nga Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë në menaxhimin e pandemisë Covid-19 kanë filluar të prodhojnë rezultate pozitive.

Zemaj po ashtu thotë se rezultatet pozitive janë edhe për shkak të kujdesit më të madh që është manifestuar nga ana e qytetarëve kohëve të fundit.

Kurse, mes tjerash, ministri Armend Zemaj thekson se pret që edhe më shumë të përmirësohet gjendja në vend.

Ja shkrimi i tij:

Qytetarë të dashur,

Masat e ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës /Ministria e Shëndetësisë në menaxhimin e pandemisë Covid-19 kanë filluar të prodhojnë rezultate pozitive. Ky është rezultat i kujdesit që keni manifestuar ditëve të fundit duke bartuar maska mbrojtëse, ruajtur distancën fizike, mbajtur higjienën personale e kolektive dhe mbi të gjitha duke ngritur nivelin e përgjegjësisë dhe të sjelljes përballë një rreziku siç është Covid-19. Ne presim që këto rezultate të përmirësohen edhe më tej, ndërsa, përgjegjësia na thërret që të vazhdojmë me disiplinë, kujdes, zbatim edhe më rigiroz të masave e rekomandimeve të profesionistëve me qëllim që puna e personelit shëndetësor dhe shërbimeve të tjera të lehtësohet dhe shëndeti i popullatës të ruhet.

Mos u Shliro!
Bashkë për shëndetin e të gjithëve!
#QeveriaHoti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat