Tërnava merr pjesë në konferencë ndërkombëtare për zgjidhjen e çështjeve pas pandemisë

Aktuale

Tërnava merr pjesë në konferencë ndërkombëtare për zgjidhjen e çështjeve pas pandemisë

Më: 19 korrik 2020 Në ora: 18:15
Naim Tërnava

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim ef. Tërnava mori pjesë në konferencën  virtuale   e cila po organizohet nga Këshilli për Fetva i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Liga Botërore Islame. Në këtë konferencë në distancë  me karakter ndërkombëtar po marrin pjesë myftinj nga bota islame, ministra, akademik, studiues, mendimtarë, dhe personalitete të larta islame, të cilët po japin kontributin e tyre në zgjidhjen e shumë çështjeve nga perspektiva islame që janë shfaqur pas pandemisë globale COVID-19 e që  do të rezultonin me fetva të cilat do të lehtësonin  dhe ofronin zgjidhje  çështjeve në jetën e myslimanëve.

 Muftiu Tërnava  në këtë konferencë u paraqit në sesionin  e shtatë   me temën “Ballafaqimi me pandeminë në aspektin sheriatik” .

 Ai fillimisht falënderoi organizatorët e kësaj konference dhe duke theksuar rëndësinë e kësaj teme  shprehet se  ne po ballafaqohemi me këtë pandemi dhe ne po  mundohemi  me mundësitë që na i ka dhënë Zoti të kontribuojmë në ruajtjen e jetës së njerëzve. ‘Feja islame  i ka kushtuar vëmendje të  veçantë  ruajtjes së  jetës së njeriut  dhe  interesat e domosdoshme  prej të cilave varet jeta e njeriut  e këto domosdoshmëri janë  pesë: sigurimi i  fesë, identitetit,  mendjes, pasardhësve  dhe pasurisë. Nga këtu  kuptojmë se ruajtja e vetës mbetet parim sheriatik që nuk guxojmë që ta shpijmë në rrezik, e as familjet e as shoqërinë”-tha myftiu Ternava.

Ai duke folur për përvojën dhe kontributin që  po jep BIRK në luftimin dhe parandalimin e pandemisë VOVID-19, tha se jemi të përkushtuar që së bashku me institucionet gjegjëse që të ruajmë jetën e njerëzve në Republikën e Kosovës duke marrur një sërë vendimesh konformë   protokollit shëndetësor të kësaj pandemie COVID-19. Ai në këtë vazhdë përmendi pezullimin e faljes së namazeve në xhami i cili vendim ishte më i  vështiri në jetën time ku me 14 mars   ishim të detyruar për shkak të situatës alarmante të pandemisë por edhe duke parë qendrat më të mëdha të botës islame që kishin pezulluar faljen në xhami edhe ne pezulluam faljen në xhami por ezani është thirrur për çdo kohë.

Ai ka shprehur falënderime për të gjitha ato shtete që kanë ofruar dorën e ndihmës për Kosovën, që ta kalojmë sa më lehët këtë situatë pandemike.

Ai në fund është lutur që sa më shpejt  dhe më lehtë të kalohet kjo  situatë dhe të kthehemi në normalitet  e prosperitet.

Prezantimi i temës nga Myftiu Tërnava   me interes të madh nga ana e të ftuarve nga e tërë bota, të cilët falënderuan myftiun Tërnava për këtë paraqitje dhe  vlerësuan  lartë rolin dhe kontributin që po jep myftiu Tërnava dhe Kryesia e  BIRK-ut në luftimin dhe parandalimin e pandemisë globale COVID-19.

Gjatë hapjes së  kësaj konference Ministri për Tolerancë nga Emiratet e Bashkuara Arabe Nahyan bin Mubarak Al Nahyan d foli përkitazi për  peshën e kësaj konference duke nënvizuar se  kjo konferencë konfirmon rolin e sheriatit si një motor  për  sistemin e përgjithshëm social, duke falënderuar përpjekjet  dhe kontributin e pjesëmarrësve në këtë konferencë  interes të  lehtësimit të mënyrës së jetës së myslimanëve në frymën e Islamit në këtë kohë pandemie. Ai shfaqi bindjen se kjo konferencë do të përfundon në nxjerrjen e fetfave  të cilat do të bënin që shoqëritë islame do të vepronin në formë të duhur me pasojat e kësaj pandemie duke menaxhuar këtë krizë emergjente qoftë nga aspekti ekonomik, shëndetësor apo  social.

 Kurse sekretari gjeneral i LBI-së, dr. Muhamed Al Isa theksoi  faktin se pandemia e virusit COVID-19 e cila ka prekur tërë botën bëri që  të organizojmë këtë konferencë ku studiuesit  e lëmisë  së fikhut   do të ofrojnë mendimet  e tyre dhe janë para  kësaj  përgjegjësi  të madhe që kanë  dhe të ofrojnë  përgjigje ndaj këtij konfuzioni që është krijuar në këtë situatë nga pandemia globale COVID-19.

Konferenca ka filluar punimet dje dhe pritet të përfundoj sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat