Zëvendëskryeministrja në aksion, del vetë për të pastruar memorialin Heroinat

Aktuale

Zëvendëskryeministrja në aksion, del vetë për të pastruar memorialin Heroinat

Më: 20 korrik 2020 Në ora: 11:12
Albulena Balaj-Halimaj

Zv/kryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj, sot ditën e ka nisur duke pastruar memorialin “Heroinat”, pas raportimeve në media se ky memorial nuk po mirëmbahet.

Ajo në Facebook, ka shkruar se ky memorial pasqyron sakrificën dhe kontributin e gruas së Kosovës në luftën për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

Zv/kryeministrja iu ka bërë thirrje organeve përkatëse që monumentet si “Heroinat”, dhe tjerë që simbolizojnë sakrificën tonë për liri të kenë më shumë përkujdesje institucionale e shoqërore.

Postimi i plotë i zv/kryeministres:

Ditën sot e nisa duke pastruar memorialin “Heroinat”, pas raportimeve në media se ky memorial nuk po mirëmbahet. Ky memorial pasqyron sakrificën dhe kontributin e gruas së Kosovës në luftën për lirinë dhe pavarësinë e vendit. Iu bëj thirrje organeve përkatëse që monumentet si “Heroinat”, dhe tjerë që simbolizojnë sakrificën tonë për liri të kenë më shumë përkujdesje institucionale e shoqërore.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat