Zemaj themeloi Bordin Këshillëdhënës kundër Covid-19, reagon partia e Kurtit

Aktuale

Zemaj themeloi Bordin Këshillëdhënës kundër Covid-19, reagon partia e Kurtit

Nga: A.Zh Më: 20 korrik 2020 Në ora: 15:08
Kurti dhe Abazi

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka themeluar Bordin Këshillëdhënës për luftën kundër Covid-19, me kryesues Lul Rakën.

Ai ka thënë se këtë bord do ta përbëjnë njëmbëdhjetë anëtarë, mjekë, studiues, figura profesioniste me profil të lartë të fushave të ndryshme.

Ndaj veprimit të Zemajt, ka reaguar ish-zëvendëskryeministri i parë në Qeverisë e Albin Kurtit, Haki Abazi.

Ai ka thënë se gjendja e tanishme është e jashtëzakonshme dhe me masa të pabazuara në plan. Abazi e ka quajtur qeverinë “antikushtetuese” dhe Avdullah Hotin “kryemashtrues e kryetinëzar”, përcjell Bota sot.

Postimi i Abazit në Facebook:

Kjo tanimë është gjendje e jashtëzakonshme me masa të jashtëzakonshme e të pa bazuara në plan, dhe qeveri antikushtetutese dhe një kryemashtrues e kryetinëzar që është në gjendje të nënshtrohet përtej turpit për të mbajtur qeveri kuislinge kundrejt vullnetit të popullit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat