Alarmante/ 15 gjyqtarë e punonjës gjykatash të infektuar nga koronavirusi

Aktuale

Alarmante/ 15 gjyqtarë e punonjës gjykatash të infektuar nga koronavirusi

Më: 20 korrik 2020 Në ora: 15:30
Pallati i Drejtësisë

Pesëmbëdhjetë punonjës të sistemit gjyqësor janë prekur nga virusi korona, ku nëntë prej tyre gjyqtarë e pesë punonjës administrate. 

Por fatmirësisht nga virusi korona asnjëri nga sistemi gjyqësor nuk ka gjetur vdekjen, derisa  një vdekje e një prokurori ka shqetësuar sistemin prokurorial.

Edhe përkundër infektimeve të punonjësve të sistemit gjyqësor, puna në këto institucione nuk është ndaluar, por se është reduktuar. 

Gjykata Themelore e Prishtinës është më e atakuara nga Covid 19.

Në këtë gjykatë janë nëntë të infketuar, prej të cilëve shtatë gjyqtarë dhe dy staf administrativë.

Derisa në Gjykatën Themelore të Mitrovicës  është infektuar një punonjës administrate. Në degën e Vushtrrisë janë prekur një gjyqtar dhe dy staf administrativë dhe në degën e Zubin Potokut  një stafë adiminstrate.
 
Derisa një gjyqtari të Gjykatës së Gjakovës, i cili ishte prekut  testi i ka dal negoativ apo i cili është shëruar.

Në Këshillin Gjyqësor, në Gjykatën Supreme dhe në atë Apelit nuk ka asnjë të infektuar me COVID-19. Po ashtu asnjë rast deri tash nuk ka as në gjykatat e Pejës, Prizrenit, Ferizajt e Gjilanit.

Derisa Gjykata Themelore në Prishtinë të infektuar me COVID-19, të konfirmuar ka gjithsej: nëntë  persona, shtatë  gjyqtarë dhe dy  staf administrativë", tregon zëdhënësja e Këshillit Gjyqësor Aishe Qorraj - Berisha. 

Gjykata Themelore në Mitrovicë, një, staf administrativë. Dega në Vushtrri janë tre, një gjyqtarë dhe dy  staf administrativë. Zubin Potok, një staf administrativë, gjithsejtë, pesë.

Gjykata Themelore në  Gjakovë, një (1) gjyqtar, i cili tani është i shëruar dhe testi i ka dal negativ.

Zëdhënësja e KGJK-së tregon se ka raste me dyshime, ku i kanë të infektuar familjarët, por ata janë vet izolim, edhe pse testet ju kanë dal negativ.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat