A do t’i përgjigjen ftesës ish-ministrat Agani, Rrahmani, Ismaili e Vitia për betejën kundër COVID-19?

Aktuale

A do t’i përgjigjen ftesës ish-ministrat Agani, Rrahmani, Ismaili e Vitia për betejën kundër COVID-19?

Më: 20 korrik 2020 Në ora: 16:07
Foto ilustrim

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, sot ka themeluar Bordin këshilldhënës për COVID-19, që do do të mbledh ekspertizën e nevojshme për krizën aktuale të Covid-19 me qëllim që t’i ofrojë Ministrisë këshilla të shpejta, të bazuara në dëshmi shkencore për përgjigjen shëndetësore ndaj Covid-19.

Në krye të këtij bordi do të jetë mikrobiologu Lul Raka, derisa anëtarë të tjerë të këtij bordi janë Isuf Dedushaj, Muharrem Bajrami, Salih Ahmeti, Rukije Mehmeti, Isme Humolli, Xhavit Rexhaj, Xhavit Gashi, Pashk Buzhala, Besim Kodra.

“Bordi do të formulojë masat e reagimit që duhet të adresohen në përgjigje të pandemisë Covid-19; do të identifikojë dhe zbus mangësitë, masat e marra ose që duhen ndërmarrë për të përmirësuar dhe menaxhuar përhapjen e Covid-19, përfshirë edhe menaxhimin dhe trajtimin klinik të rasteve”, ka thënë Zemaj.

Ai ka bërë me dije se Bordi do të ftojë në takime katër ish-ministrat e fundit të Shëndetësisë për të kontribuar së bashku me përvojën e tyre në menaxhimin e pandemisë Covid-19.

“Po ashtu, Bordi do të këshillojë edhe për prioritizimin e kujdesit shëndetësor dhe masat mbështetëse, do të rekomandoj politika për adresimin dhe zbutjen e pasojave afatmesme dhe afatgjata të Covid-19. Bordi do të ftojë në takime katër ish-ministrat e fundit të Shëndetësisë: Prof. dr. Ferid Agani, Dr. Imet Rrahmani, z. Uran Ismaili dhe dr. Arben Vitia, për të kontribuar së bashku me përvojën e tyre në menaxhimin e pandemisë Covid-19”, ka deklaruar Zemaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat