Në ShSKUK po trajtohen 303 pacientë me Covid-19

Aktuale

Në ShSKUK po trajtohen 303 pacientë me Covid-19

Më: 20 korrik 2020 Në ora: 17:09
Valbon Krasniqi

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar, Valbon Krasniqi, ka shpalosur raportin 24 orësh për trajtimin e rasteve të dyshuara dhe konfirmuara me Covid-19, që janë duke e marrë trajtim mjekësor në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme.

Gjatë vizitë në Spitalin e Gjilanit, ai bëri të ditur se në tërë ShSKUK-në, janë duke marrë trajtim 564 pacientë, prej tyre 303 janë të konfirmuar me koronavirus.

“Në spitalet tona rajonale dhe në QKUK momentalisht janë duke u trajtuar 564 pacientë të hospitalizuar, prej tyre 303 janë të konfirmuar me koronavirus, ndërsa të tjerët në pritje të rezultateve”.

“Nga këta pacientë 38 prej tyre janë në gjendje të rënduar shëndetësore, ku janë të kyçur në respiratorë, 14 janë të intubuar, ndërsa 24 janë me metodat tjera joinvazive të kyçur në respiratorë”, ka thënë drejtori Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat