Thaçi viziton gratë e Krushës së Madhe

Aktuale

Thaçi viziton gratë e Krushës së Madhe

Nga: G.B Më: 20 korrik 2020 Në ora: 18:25
Hashim Thaçi me gratë e Krushës së Madhe

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar gratë e Krushës së Madhe, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se gratë e Krushës janë simbol i mbijetesës dhe forcës për t’u ringritur nga hiri i luftës, me humbje të mëdha në njerëz, duke u mos u dorëzuar asnjëherë për ndërtimin e jetës së re.

Postimi i tij i plotë:

Në Krushë të Madhe, aty ku forcat serbe vranë 240 civilë të pafajshëm në një prej masakrave më të mëdha. Gratë e Krushës janë simbol i mbijetesës dhe i forcës për t’u ringritur nga hiri i luftës, me humbje shumë të mëdha në njerëz, duke mos u dorëzuar asnjëherë për ndërtimin e jetës së re. HTH.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat