Limaj pas takimit me Bashën: Duhet bashkërendim i aktiviteteve mes Tiranës dhe Prishitnës

Aktuale

Limaj pas takimit me Bashën: Duhet bashkërendim i aktiviteteve mes Tiranës dhe Prishitnës

Nga: A.SH Më: 20 korrik 2020 Në ora: 19:00
Foto nga takimi

Në vazhdën e takimeve, Lulzim Basha u prit edhe nga lideri i NISMA-s, Fatmir Limaj.

Ata biseduan për zhvillimet politike dhe nevojën e domosdoshme për bashkërendimin e aktiviteteve mes Tiranës dhe Prishtinës.

Postimi në Facebook:

Pata nderin dhe kënaqësinë që sot në selinë e Nismës Socialdemokrate të pres në takim liderin e opozitës në Shqipëri, z. Lulzim Basha, me të cilin bashkëbiseduam për zhvillimet politik dhe nevojën e domosdoshme për bashkërendimin e aktiviteteve mes Tiranës dhe Prishtinës.

E njoftova z. Basha që Kosova është në një moment delikat e të rëndësishëm dhe për këtë na duhet bashkim dhe unitet i faktorit politik të Kosovës, duke përcaktuar qartë pikat që na bashkojnë në funksion të interesit shtetëror.

Gjithashtu, diskutuam edhe për dialogun Kosovë - Serbi, marrëdhëniet Kosovë Shqipëri, si dhe për identifikimin e interesave të përbashkëta për të cilat duhet të angazhohemi së bashku në arenën ndërkombëtare, në mënyrë që të kontribuojmë për unitet në vendet tona, ashtu siç ka qenë traditë deri më tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat