I vëllai iu infektua me Covid-19, këshilltari i Metës: Sfidë jo e lehtë, nuk është as shaka e as lojë

Aktuale

I vëllai iu infektua me Covid-19, këshilltari i Metës: Sfidë jo e lehtë, nuk është as shaka e as lojë

Më: 20 korrik 2020 Në ora: 21:32
Flamur Gashi dhe Arben Gashi

Arben Gashi, kreu i grupit të LDK në Kosovë rezultoi pozitiv me Covid-19 kohë më parë, por duket se tashmë e ka kaluar pa pasoja.

Lajmin e bën të ditur, këshilltari i Presidentit të Republikës Ilir Meta, Flamur Gashi përmes një postimi në Facebook.

Ai gjithashtu bën thirrje për t’u kujdesur nga “armiku i padukshëm” pasi kjo sëmundje “nuk është as shaka e as lojë”.

Statusi i tij

...me Arbenin, pasi u perball me nje sfide jo te lehte per te dhe per ne !

COVID-19, nuk eshte shaka dhe nuk eshte loje!!!

Uroj qe çdonjeri qe perballet me te, ta kaloje me sukses dhe pa pasoja !

Nje falenderim nga zemra per te gjithe familjaret, shoket, miqte dhe te gjithe ata qe na qendruan afer dhe na inkurajuan me mesazhe, telefonata dhe interesimin e tyre te sinqerte dhe te panderprere !

Jeta mbi çdo gje !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat