Osmani falënderon Bashën për qëndrimin e PD-së rreth sovranitetit të Kosovës

Aktuale

Osmani falënderon Bashën për qëndrimin e PD-së rreth sovranitetit të Kosovës

Më: 20 korrik 2020 Në ora: 21:53
Foto nga takimi

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka prirut sot në takim liderin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Bashën.

Me këtë rast, Osmani e ka falënderuar Bashën për qëndrimin e Partisë Demokratike për paprekshmërinë e territorit dhe sovranitetit të Kosovës.

“Bashkëpunimi dhe bashkërendimi i mëtejmë i politikave me gjithë faktorin shqiptar është jetik edhe për avancimin e Kosovës në rrugëtimin e saj euroatlantik”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të saj në Facebook:

Sot, në Kuvendin e Kosovës, mirëprita liderin e Partisë Demokratike, z. Lulzim Basha. Prej kohësh me të kishim bashkëpunim shumë të mirë në procesin e shtetformimit të Republikës së Kosovës dhe konsolidimin e rolit të shqiptarëve në rajon.
E falënderova sidomos për qëndrimin e Partisë Demokratike për paprekshmërinë e territorit dhe sovranitetit të Kosovës.
Bashkëpunimi dhe bashkërendimi i mëtejmë i politikave me gjithë faktorin shqiptar është jetik edhe për avancimin e Kosovës në rrugëtimin e saj euroatlantik. ?? ??

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat