Si po funksionin gjyqësori në kohë pandemie?

Aktuale

Si po funksionin gjyqësori në kohë pandemie?

Më: 21 korrik 2020 Në ora: 00:20
Foto ilustrim

Zëdhënësja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Ajshe Qorraj, ka thënë se edhe pse me staf të reduktuar për shkak të përhapjes së Covid-19, i tërë sistemi gjyqësor nuk është mbyllur për rastet emergjente.

Në një intervistë ajo ka shtuar se Gjykata Supreme dhe ajo e Apelit kanë punuar pa pengesa në vazhdimësi duke zgjidhur një numër të konsiderueshëm të lëndëve.

“Aktualisht kemi në sistem 15 zyrtarë gjyqësorë ku prej tyre në Këshillin Gjyqësor të Kosovës nuk ka asnjë zyrtar të vetëm me Covid-19”.

“Gjykata Supreme gjithashtu nuk ka asnjë, Gjykata e Apelit nuk ka asnjë të prekur”.

“Gjykata Themelore e Prishtinës është më e prekura nga Covid-19, ku ka nëntë zyrtarë gjyqësorë të prekur – shtatë prej tyre janë gjyqtarë; ndërsa dy janë zyrtarë administrativë”.

“Në Gjykatën Themelore në Ferizaj nuk ka asnjë të prekur, Gjykata Themelore në Pejë nuk ka asnjë të prekur”.

“Në Gjykatën Themelore në Mitrovicë kemi një zyrtar administrativ të prekur. Në degën e Vushtrrisë kemi tre zyrtarë të prekur – një gjyqtar dhe dy zyrtarë administrativ. Ndërsa në Zubin Potok kemi një zyrtar të prekur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat