Gashi: Testet serologjike qytetarët do t’i kryejnë vetëm nëse ua përcakton mjeku

Aktuale

Gashi: Testet serologjike qytetarët do t’i kryejnë vetëm nëse ua përcakton mjeku

Më: 21 korrik 2020 Në ora: 09:50
Bujar Gashi

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi ka folur për testet serologjike për COVID-19, të cilat janë siguruar për qytetarët e kryeqytetit.

Gashi ka thënë se qytetarët të cilët i vizitojnë Qendrat e Mjekësisë Familjare, mjeku i cili i viziton e përcakton nëse duhet apo jo të hyjnë në listën e atyre personave për të kryer testin serologjik, në rast të kundërt siç tha ai nuk mund ta bëjnë këtë test.

Sipas tij, gjatë ditës do të testohen 50 qytetarë.

“Pas përgatitjes disa ditore dhe kalibrimeve në aparaturë nga ekspertët e kësaj lëmie sot veç është përcjellë lista e cila është krijuar nga dje. D.m.th sot e kemi listën e parë të qytetarëve të cilët do t’i nënshtrohen testeve. 50 qytetarë do të testohen në ditë. Kjo do të jetë gjatë kësaj jave, por edhe javëve në vazhdim. Do të rritet kapaciteti edhe për numrin e qytetarëve edhe për hulumtimin të cilët realisht e kemi nisur këtë procedurë. Të gjithë qytetarët që do të vizitojnë qendrat familjare, do të jetë në kompetencën e mjekut familjarë nëse do të jetë e nevojshme që të realizohet ky test për qytetarin apo jo. Testet nuk do të kryhen me vetë dëshirën e qytetarëve, për të hequr merakun nëse e kanë pasur virusin apo jo. D.m.th këto janë teste serologjike të cilat krijojnë për antitrupat e krijuar në organizimin e njeriut dhe nuk është çështje dëshire. Kjo është për çështje hulumtimi”, ka thënë ai.Gashi theksoi se testimet kryhen në laboratorin i cili gjendet tek mensa e studentëve.

Ai po ashtu tha se që nga fillimi i pandemisë janë 1902 raste, ndërsa sot raste aktive në Komunën e Prishtinës numërohen 1175 raste aktive.

“Që nga fillimi i pandemisë i kemi 1902 raste,  kurse 1175 raste janë aktive për momentin. Numri i të shëruarve është më i madh. 700 janë të shëruar në komunën tonë, ndërsa rastet aktive janë stabile. 30 qytetarët janë të shtrirë në QKUK”, ka thënë ndër të tjera Bujar Gashi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat