Basha në Mitrovicë: PD u rreshtua kundër copëtimit të Kosovës

Aktuale

Basha në Mitrovicë: PD u rreshtua kundër copëtimit të Kosovës

Më: 21 korrik 2020 Në ora: 12:48
Agim Bahtiri dhe Lulzim Basha

Pas takimit me kryetarin e Mitrovicës, kreu i PD-së Lulzim Basha tha se sot po viziton kryeqytetin e kombit shqiptar, Mitrovicën.

Bashi tha se është kënaqësi të kthehet në këtë qytet, derisa pati fjalë të mira për Agim Bahtirin, duke thënë se është ruajtur integriteti territorial të vendit.

"Sot mund të them se kryeqyteti i kombit është Mitrovica. Qëndrimi i juaj i qartë dhe i prerë, ka qenë i një vlere të jashtëzakonshme për të përcjellë vullnetin e vërtetë. Në këtë kuadër jam krenar që PD jemi bashkangjitur qëndrimit të drejtë kundër copëtimit të Kosovës dhe ruajtjes së integritetit territorial", ka thënë Basha.

E Agim Bahtiri ka falënderuar Bashën për këtë vizitë, duke shtuar se në takimin e radhës pret që atë ta mirëpresë si kryeministër të Shqipërisë.

"Këtë herë e kam pritur si kryetar partie, e herën tjetër si kryeministër Shqipërie. Këtij vendi i nevojiten njerëz që janë në shërbim të qytetarëve", tha Bahtiri.

Basha ka përsëritur edhe një herë se do të heq taksën në Rrugën e Kombit.

Për këtë tha se si shef i qeverisë, ky do të jetë vendimi i parë që do të marrë.

Basha tha se ka një plan konkret për raportet me Kosovën dhe se do të bashkëpunohet në fushën e energjisë dhe atë diplomatik.

Si kryeministër, Basha u zotua se do të ketë vëmendje speciale për Mitrovicën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat